Ajetullah Khamenei: Regjimi sionist dhe Amerika do të marrin kundërpërgjigje të ashpër
ParsToday – Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit duke shpjeguar shkaqet themelore të luftës të paktën 70 vjeçare të popullit të Iranit kundër padrejtësisë dhe politikave hegjemoniste të Amerikës, theksoi: "Në këtë rrugë ngadhënjimtare, regjimi sionist dhe Amerika për çfarëdo lloj veprimi kundër kombit të Iranit, do të marrin kundërpërgjigje të ashpër".
Pjesë të zgjedhura nga fjalimi – sipas ParsToday, Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në takim me nxënësit dhe studentët e Iranit duke vënë në dukje propozimin e një prej studentëve në lidhje me mënyrën se si duhet përballur me fuqitë hegjemoniste, deklaroi: "Le ta dinë të gjithë se në këtë luftë do të ndërmerret çfarëdo lloj veprimi ushtarak, me armatim dhe politik për përgatitjen e kombit të Iranit dhe autoritetet përkatëse aktualisht janë duke punuar në këtë drejtim".
Ajetullah Khamenei vlerësoi se lufta e popullit të Iranit kundër fuqive hegjemoniste është një çështje e përhershme, e vazhdueshme dhe një gjë që ekziston në brendësi të jetës së kombit të Iranit, ndërsa shtoi: "Rruga e veprimeve të përgjithshme të kombit dhe autoriteteve iraniane në përballje me arrogancën botërore dhe aparatin kriminel që sundon mbi rendin aktual të botës, është një rrugë e logjikshme dhe në përputhje me parimet e fesë dhe të Sheriatit dhe në përshtatshmëri të plotë me moralin dhe ligjet ndërkombëtare, prandaj, kombi dhe autoritetet përkatëse në këtë drejtim nuk do të bëjnë kurrfarë neglizhence apo vonese".
Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit i quajti deklaratat e shumë shoqatave shkencore të studentëve të Amerikës kundër kulturës dhe qytetërimit të Perëndimit dhe kundër veprimeve të Amerikës si dhe mbështetjen e tyre ndaj vendeve dhe popujve të shtypur si një shenjë tjetër të suksesit dhe avancimit të lëvizjes kundër arrogancës dhe shtoi: "Kjo veprimtari e gjithanshme do të intensifikohet për çdo ditë e më tepër dhe kombi i Iranit dhe popujt e shtypur dhe Fronti i Rezistencës pa kurrfarë dyshimi do të avancojë".
Ajetullah Khamenei në vazhdim tha se krimet barbare të regjimit pushtues sionist në Rripin e Gazës dhe vrasja e 50 mijë civilëve që shumica e tyre janë gra dhe fëmijë si dhe krimet aktuale në Liban të cilat që të gjitha po kryhen me mbështetjen dhe pjesëmarrjen e hapur dhe çnjerëzore të Amerikës me anë të armatimit dhe me veprimeve politike janë bërë shkak që të zbulohet skandalet e vet shteteve perëndimore në pretendimin për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe theksoi: "Bota sot e ka kuptuar shumë mirë që pretenduesit kriminelë të të drejtave të njeriut që i quajnë "terrorist" njerëzit e mëdhenj si Nasrallah, Hanije dhe Solejmani, janë vetë një bandë terroristesh dhe kriminelësh".
Ajetullah Khamenei gjithashtu tha se pavarësisht përpjekjeve të gjera të mjeteve mediatike të fuqive hegjemoniste, populli i Iranit është i nderuar në opinionin publik të botës dhe kjo tregon ndikimin e luftës së suksesshme dhe të logjikshme të Republikës Islamike, ndërsa shtoi: "Vetë fakti se pas operacionit "Premtimi i Vërtetë" të Iranit, njerëzit dalin në rrugë në vende të ndryshme dhe i gëzohen këtij veprimi, tregon se veprimi i kombit të Iranit është një veprim i pranuar nga logjika ndërkombëtare dhe sigurisht nga logjika islame dhe kur'anore".
Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në fund theksoi: "Me ndihmën e Zotit, me këtë veprim islamik dhe njerëzor, kombi i Iranit dhe Fronti i Rezistencës do ta gjejë pozitën e vet në botë dhe me siguri se do ta mposhtë armikun".