Drejtuesit e IRIB, ngushëllojnë për martirizimin e shefit të mediave të Hezbollahut
(last modified Mon, 18 Nov 2024 18:54:47 GMT )
Nëntor 18, 2024 19:54 Europe/Tirane
  • Drejtuesit e IRIB, ngushëllojnë për martirizimin e shefit të mediave të Hezbollahut

Kreu i Radio-Televizionit të Republikës Islamike të Iranit (IRIB), Peyman Jebelli dhe kreu i Shërbimit të Jashtëm të IRIB, Ahmad Noruzi në deklarata të veçanta kanë ngushëlluar për martirizimin e shefit të marrëdhënieve me mediat të lëvizjes së rezistencës libaneze Hezbollah.

Në një deklaratë të hënën, Jebelli e përshkroi martirizimin e Mohammad Afif si "një shpërblim që iu dha atij për luftën e tij shumëvjeçare në fushën e medias përballë regjimit sionist".

“Me krenari shpreh urimet dhe ngushëllimet e mia për martirizimin e Haxhi Muhammed Afif”, shkroi kreu i Radio-Televizionit shtetëror iranian.

Ai e përshëndeti martirin Muhammed Afif për “udhëheqjen e luftës mediatike përballë regjimit sionist dhe për marrjen e përgjegjësisë për ekspozimin e krimeve të regjimit pushtues, veçanërisht ato që u kryen gjatë luftës së fundit të regjimit sionist në Liban”.

Kreu i Shërbimit të Jashtëm të IRIB, Ahmad Noruzi, publikoi ​​gjithashtu një deklaratë për të nderuar shefin e rënë të mediave të Hezbollahut, duke e vlerësuar Afifin si "burimin e fortë dhe vendimtar të shprehjes për lëvizjen e rezistencës libaneze".

Noruzi vuri në dukje se dëshmori Muhammed Afif  shërbente si "lidhje e solidaritetit midis grupeve të ndryshme të rezistencës dhe organeve të medias në rajon".

"Martiri Muhammed Afif punoi me vendosmëri drejt komunikimit të mesazhit të qëndrueshmërisë, forcës dhe besimit të Hezbollahut te njerëzit në mbarë botën në fazën më të rrezikshme të ekzistencës së lëvizjes", tha Noruzi.