Pezeshkian: Irani nuk heq dorë nga mbështetja e aleatëve të tij
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i165002-pezeshkian_irani_nuk_heq_dorë_nga_mbështetja_e_aleatëve_të_tij
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se nëse vendet islamike kanë unitet dhe kohezion me njëra-tjetrën, regjimi sionist nuk mund të kryejë krime të tilla kundër vendeve islamike dhe tha: "Irani nuk do të ndalojë së mbështeturi miqtë e tij."
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 21, 2024 10:13 Europe/Tirane
  • Pezeshkian: Irani nuk heq dorë nga mbështetja e aleatëve të tij

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se nëse vendet islamike kanë unitet dhe kohezion me njëra-tjetrën, regjimi sionist nuk mund të kryejë krime të tilla kundër vendeve islamike dhe tha: "Irani nuk do të ndalojë së mbështeturi miqtë e tij."

Sipas agjencisë së lajmeve të Radio-Televizionit të Iranit (IRIB), presidenti i Iranit, në një takim dje në mbrëmje me ministrin e Punëve të Jashtme të Sirisë, z. Bassam Sabbagh, i përshkroi ndërveprimet mes dy vendeve përtej marrëdhënieve diplomatike, të bazuara në të përbashkëta fetare, kulturore dhe historike dhe deklaroi: "Republika Islamike e Iranit është e interesuar të zgjerojë dhe të thellojë marrëdhëniet në fusha të ndryshme me vendin mik dhe vëllazëror, Sirinë."

Presidenti tha se nëse vendet islamike do të jenë të bashkuara me njëra-tjetrën, regjimi sionist nuk do të mund të kryejë krime të tilla kundër vendeve islamike, duke shtuar: "Irani nuk do të ndalojë së mbështeturi miqtë e tij."
Më tej, Pezeshkian e konsideroi forcimin e ndërveprimit midis vendeve islame dhe unitetin e myslimanëve me njëri-tjetrin si arsye për neutralizimin e komploteve dhe planeve të armiqve, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe regjimin sionist, kundër interesave të kombeve të rajonit."

Në këtë takim, duke vlerësuar mbështetjen e Iranit për qeverinë dhe popullin sirian, ministri i Jashtëm sirian gjithashtu theksoi: "Të dy vendet kanë sfida të përbashkëta, veçanërisht kundër projektit amerikano-sionist për ndryshimin e gjeografisë politike të rajonit dhe Rezistenca është mënyra më efektive  për t'u përballur me këtë projekt."

Duke vlerësuar sukseset e fundit të Republikës Islamike të Iranit në fushën diplomatike dhe vendosjen e solidaritetit kundër regjimit sionist, Sabbagh deklaroi: "Siria e konsideron zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik dypalësh efektiv në neutralizimin e sanksioneve amerikane kundër dy vendeve."