Lideri Suprem: Urdhri i arrestit nuk mjafton, Netanyahu duhet të ekzekutohet
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i165144-lideri_suprem_urdhri_i_arrestit_nuk_mjafton_netanyahu_duhet_të_ekzekutohet
Lideri Suprem i Revolucionit Islamik Ajetollah Khamenei ka bërë thirrje për dënim me vdekje për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, urdhër-arresti i të cilit është lëshuar nga GJNP në mes të gjenocidit të regjimit sionist në Gaza dhe masakrës në Liban.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 25, 2024 19:53 Europe/Tirane
  • Lideri Suprem: Urdhri i arrestit nuk mjafton, Netanyahu duhet të ekzekutohet

Lideri Suprem i Revolucionit Islamik Ajetollah Khamenei ka bërë thirrje për dënim me vdekje për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, urdhër-arresti i të cilit është lëshuar nga GJNP në mes të gjenocidit të regjimit sionist në Gaza dhe masakrës në Liban.

"Urdhër-arresti nuk është i mjaftueshëm, duhet urdhëruar dënimi me vdekje i Netanyahut," tha Ajetollah Khamenei të hënën gjatë një takimi me anëtarët e Forcës Vullnetare iraniane Basixh, me rastin e Javës së Forcave Vullnetare Basixh.

Duke iu referuar agresionit të Izraelit në Rripin e Gazës dhe Liban, Lideri Suprem tha se bombardimi i shtëpive nuk është një fitore, por një krim.

Armiku nuk i ka fituar luftërat e tij në Gaza dhe Liban dhe kurrë nuk do të jetë në gjendje ta bëjë këtë, pohoi Ajetollah Khamenei.

Ai gjithashtu e përshëndeti Forcën Vullnetare Basixh si kundërshtare e drejtpërdrejtë të fuqive hegjemoniste, të cilat po përpiqen të manipulojnë besimet kombëtare.

Ajetollah Khamenei më tej tha se Forca Vullnetare Basixh do ta shkatërrojë patjetër regjimin sionist, duke shtuar se kjo Forcë duhet të forcojë, zgjerojë dhe ruajë gatishmërinë.

Lideri Suprem i Revolucionit Islamik tha se ideali i Shteteve të Bashkuara për rajonin është ose nënshtrimi ose kaosi, dhe vlerësoi sukseset e Forcave Vullnetare Basixh në shkatërrimin e komploteve të armiqve kundër Revolucionit Islamik.