Araghchi: Irani mbështet dialogun për të promovuar paqen midis vendeve
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i165186-araghchi_irani_mbështet_dialogun_për_të_promovuar_paqen_midis_vendeve
Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në takimin e 10-të të Forumit Botëror të Aleancës së Qytetërimeve të Kombeve të Bashkuara në qytetin Keshkaish të Portugalisë, duke shpjeguar qëndrimet e Iranit mbi paqen dhe zhvillimet rajonale, tha: Irani islamik është një mbështetës dhe iniciator i ndërveprimit dhe dialogut për të promovuar paqen dhe bashkëjetesën midis vendeve.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 26, 2024 20:10 Europe/Tirane
  • Araghchi: Irani mbështet dialogun për të promovuar paqen midis vendeve

Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në takimin e 10-të të Forumit Botëror të Aleancës së Qytetërimeve të Kombeve të Bashkuara në qytetin Keshkaish të Portugalisë, duke shpjeguar qëndrimet e Iranit mbi paqen dhe zhvillimet rajonale, tha: Irani islamik është një mbështetës dhe iniciator i ndërveprimit dhe dialogut për të promovuar paqen dhe bashkëjetesën midis vendeve.

Në një pjesë të fjalës së tij, duke iu referuar tragjedisë njerëzore të shkaktuar nga gjenocidi dhe vrasja e popullit palestinez nga regjimi izraelit, Abbas Araghchi kritikoi ashpër mosveprimin e institucioneve ndërkombëtare gjatë 14 muajve të krimeve të vazhdueshme të regjimit sionist.

“Krimet dhe brutaliteti i regjimit sionist e kanë vënë komunitetin ndërkombëtar në një sprovë serioze dhe institucionet ndërkombëtare si Këshilli i Sigurimit i OKB-së, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe Gjykata Ndërkombëtare Penale nuk kanë përmbushur përgjegjësitë e tyre përballë shkeljeve të rënda të së drejtës ndërkombëtare dhe të të drejtave të njeriut”, shtoi ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit.