Araghchi: Irani mbështet dialogun për të promovuar paqen midis vendeve
Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në takimin e 10-të të Forumit Botëror të Aleancës së Qytetërimeve të Kombeve të Bashkuara në qytetin Keshkaish të Portugalisë, duke shpjeguar qëndrimet e Iranit mbi paqen dhe zhvillimet rajonale, tha: Irani islamik është një mbështetës dhe iniciator i ndërveprimit dhe dialogut për të promovuar paqen dhe bashkëjetesën midis vendeve.
Në një pjesë të fjalës së tij, duke iu referuar tragjedisë njerëzore të shkaktuar nga gjenocidi dhe vrasja e popullit palestinez nga regjimi izraelit, Abbas Araghchi kritikoi ashpër mosveprimin e institucioneve ndërkombëtare gjatë 14 muajve të krimeve të vazhdueshme të regjimit sionist.
“Krimet dhe brutaliteti i regjimit sionist e kanë vënë komunitetin ndërkombëtar në një sprovë serioze dhe institucionet ndërkombëtare si Këshilli i Sigurimit i OKB-së, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe Gjykata Ndërkombëtare Penale nuk kanë përmbushur përgjegjësitë e tyre përballë shkeljeve të rënda të së drejtës ndërkombëtare dhe të të drejtave të njeriut”, shtoi ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit.