Kuvajti kërkon zgjerimin e marrëdhënieve me Iranin
(last modified Mon, 16 Dec 2024 18:54:46 GMT )
Dhjetor 16, 2024 19:54 Europe/Tirane

Sahab- Zëvendësministri i Jashtëm i Kuvajtit bëri thirrje për zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe me Republikën Islamike të Iranit në fusha të ndryshme, veçanërisht në fushën tregtare dhe ekonomike.

Sipas raportit të rrjetit Sahab, agjencia e lajmeve IRIB ka thënë; Në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit në Teheran u mbajt takimi i gjashtë i komisionit të përbashkët konsullor i Iranit dhe Kuvajtit në kuadër të marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve. Jalalzadeh, zëvendësministri i Punëve të Jashtme për Çështjet Konsullore të Iranit dhe Ariala Aziz Al Dihani, Zëvendësministër i Çështjeve Konsullore të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kuvajtit kryesuan këtë takim. Aziz Al Dihani, zëvendësministër i Jashtëm i Kuvajtit, në këtë takim, duke iu referuar historisë së marrëdhënieve mes dy vendeve që nga viti 1961, tha: Ne kemi shumë qëndrime të përbashkëta me Republikën Islamike të Iranit në fusha të ndryshme dhe kjo çështje mund të ofrojë bazën për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.