Nënshkruhen 13 marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Iranit dhe Taxhikistanit
(last modified Thu, 16 Jan 2025 07:19:59 GMT )
Janar 16, 2025 08:19 Europe/Tirane
  • Nënshkruhen 13 marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Iranit dhe Taxhikistanit

Në orët e para të vizitës së Presidentit të Republikës Islamike të Iranit në Taxhikistan, në takimin e aktivistëve ekonomikë të të dy vendeve u nënshkruan 13 marrëveshje bashkëpunimi dypalësh.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, presidenti i Iranit Masoud Pezeshkian mbërriti të mërkurën në Dushanbe, kryeqyteti i Republikës së Taxhikistanit, i shoqëruar nga një delegacion i rangut të lartë, dhe u mirëprit në aeroportin e qytetit nga presidenti i Taxhikistanit Emomali Rahmon.

Në vazhdim të kësaj vizite, zyrtarë të lartë ekonomikë të të dy vendeve u takuan me njëri-tjetrin dhe nënshkruan 13 marrëveshje dypalëshe bashkëpunimi.

Sulltan Jafarzadeh, kreu i Komitetit të Investimeve në qeverinë e Taxhikistanit, njoftoi gatishmërinë e tij për të hartuar memorandume mirëkuptimi dhe kontrata investimi midis sektorëve privatë të Iranit dhe Taxhikistanit dhe bëri thirrje për organizimin e Dhomës së Tregtisë Iraniane për të inkurajuar kompanitë iraniane të hyjnë në tregun e Taxhikistanit.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Tregtisë së Taxhikistanit, Zavqizoda Zavqi, deklaroi se do të nënshkruhen 20 dokumente bashkëpunimi në prani të Presidentit të Iranit në Dushanbe dhe tha: "Qeveria e Taxhikistanit është e interesuar që Irani të kthehet në partnerin e parë tregtar të Taxhikistanit."

Samad Hassanzadeh, kreu i Dhomës së Tregtisë, Industrive, Minierave dhe Bujqësisë të Iranit, gjithashtu tha në këtë takim: "Ne duhet të marrim masa për zhvillimin e marrëdhënieve bankare midis Taxhikistanit dhe Iranit, në mënyrë që biznesmenët iranianë dhe taxhikë të mund t'i përdorin lehtësisht këto mundësi."

Presidenti i Iranit, në përgjigje të ftesave zyrtare të presidentëve të Rusisë dhe Taxhikistanit, pasditen e së mërkurës, më 15 janar, u nis për një vizitë treditore në këto dy vende.