Teherani mohon çdo shkëmbim mesazhesh me administratën Trump
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i167334-teherani_mohon_çdo_shkëmbim_mesazhesh_me_administratën_trump
Ministri i Jashtëm i Iranit tha se Teherani nuk ka marrë asnjë mesazh nga administrata e re amerikane në lidhje me bisedimet për heqjen e sanksioneve.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 29, 2025 16:37 Europe/Tirane
  • Teherani mohon çdo shkëmbim mesazhesh me administratën Trump

Ministri i Jashtëm i Iranit tha se Teherani nuk ka marrë asnjë mesazh nga administrata e re amerikane në lidhje me bisedimet për heqjen e sanksioneve.

Abbas Araghchi tha të mërkurën se çdo vendim për të hyrë në diskutime të tilla varet nga masat e ndërtimit të besimit nga administrata e Donald Trump.

Irani tashmë po angazhohet me palët evropiane në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 dhe po pret që Uashingtoni të sqarojë politikën e tij, tha ministri i Jashtëm i Iranit.

“Asnjë mesazh i qartë nuk është dërguar apo marrë mes dy vendeve; ajo që thuhet është vetëm në media”, shtoi ai.

Kohët e fundit ka pasur spekulime se administrata Trump ka shkëmbyer mesazhe sekrete me Iranin.

“Kriteri ynë mbetet mosbesimi i së kaluarës që vazhdon të dominojë marrëdhëniet mes dy vendeve”, tha Araghchi.

“Ne kemi arritur më parë një marrëveshje; Irani e zbatoi atë, por ishin ata që e prishën atë", tha Araghchi, duke përmendur tërheqjen e SHBA-së nga marrëveshjen bërthamore në vitin 2018 gjatë mandatit të parë të Trumpit.

Pas largimit të saj, administrata amerikane rivendosi masat ndëshkuese që ishin pezulluar sipas marrëveshjes dhe vendosi sanksione të reja sipas politikës së saj të 'presionit maksimal'.

Araghchi tha se tejkalimi i mosbesimit të krijuar nga sjellja e SHBA-së nuk është e lehtë dhe nuk mund të arrihet vetëm me "fjalë të bukura". Kjo kërkon veprim praktik, nënvizoi ministri i Jashtëm iranian duke shtuar: "Nëse konkluzioni në vend shkon drejt një mundësie për vendosjen e negociatave në baza të barabarta, do të merret një vendim për këtë çështje."

Gjatë fushatës së tij zgjedhore dhe pas marrjes së detyrës, Trump foli vazhdimisht për nevojën e një marrëveshjeje me Iranin në lidhje me programin e tij bërthamor dhe shprehu optimizëm se një marrëveshje e tillë mund të arrihet.