National Interest: Inovacionet ushtarake të Iranit rritën prekshmërinë e anijeve amerikane
Faqja e internetit National Interest, në një raport duke iu referuar aftësive të Iranit në fushën e ndërtimit të raketave cruise dhe balistike kundër anijeve dhe kundër aeroplanmbajtësve amerikane, shtjelloi arritjen e fundit të ushtrisë së Republikës Islamike dhe shkruan se droni Hadid 110, së bashku me armët e tjera, i lejon Iranit të përballet seriozisht me aeroplanmbajtëset amerikane.
Në artikullin e National Interest thuhet: Irani me sistemet e avancuara të armëve kundër anijeve, mund të bllokojnë menjëherë forcat amerikane dhe t’i pengojë ata që të kalojnë nëpër ngushticën strategjike të Hormuzit. Duke iu referuar rrezes prej 400 kilometrash të raketës balistike kundër anijeve, Gjiri Persik, raporti pretendon se shpejtësia e armës që është më e vogël se 3 Mach dhe shpejtësia e ulët e saj, si dhe rrezja e shkurtër e veprimit, e bëjnë më të lehtë për anijet që shoqërojnë aeroplanmbajtësen amerikane ta kapin atë. National Interest, duke iu referuar përleshjeve të fundit midis Shteteve të Bashkuara dhe forcave të armatosura të Jemenit në ujërat e rajonit shkroi: Megjithatë, marina amerikane ka luftuar për të mbrojtur veten kundër raketave shumë më të thjeshta kundër anijeve të Houthi. National Interest, duke renditur mundësitë e “Gjirit Persik”, ka shkruar: Një pajisje elektro-optike dhe me rreze infra të kuqe drejton raketën dhe kokën e saj 800 kg drejt objektivit. Ekziston mundësia që kjo armë të mund të përdoret kundër anijeve luftarake të marinës amerikane në Gjirin Persik ose në Ngushticën e Hormuzit. Të dyja zonat janë të ngushta dhe kjo e bën të vështirë manovrimin për anijet luftarake. Përveç kësaj, iranianët mund të shkatërrojnë sistemet mbrojtëse të grupit të anijeve mbështetëse dhe mund të shkaktojnë dëme të konsiderueshme në grupin e anijeve amerikane. Sistemi mbrojtës i raketave “Gjiri Persik” është i plotësuar me nga disa sisteme të tjera, si raketat e lundrimit Somar dhe Hoveyze. I pari ka një distancë veprimi prej 2000 kilometrash dhe i dyti rreth 1250 kilometra. Edhe pse Hoveyze ka një rreze më të shkurtër se Soumar, ai është më i saktë. Ndërkohë, ushtria iraniane së fundmi zbuloi dronin e parë vetë-shpërthyes nënujor në botë i quajtur (Hadid 110). Kjo armë mund të drejtohet për nga objektivi duke përdorur inteligjencën artificiale. Ajo ka aftësi që të lundrojë nën det dhe kjo është një nga aftësitë kryesore të saj. Kjo aftësi u jep iranianëve mundësinë e kapies në befasi të armikut, pasi e bën shumë të vështirë përgjimin dhe perceptimin e saj. National Interest shprehu shqetësimin për vendosjen e këtij droni në Gjirin Persik dhe kohën e tij e lëshimit të raketave nga grupi Houthi në pika të tjera detare dhe shkruan: Të gjitha këto zhvillime nënkuptojnë se Irani ka potencialin të kërcënojë seriozisht grupin e aeroplanmbajtësve amerikanë me sistemet e ndryshme kundër anijeve që ai zotëron. Në fund të këtij raporti, The National Interest i rekomandoi administratës Trump se: Në vend që të rrezikojë një grup aeroplanmbajtës, ajo duhet të vendosë nëndetëse me raketa cruise në ujërat afër Iranit.