Fuqitë koloniale nuk kanë të drejtë të përcaktojnë fatin e Palestinës
(last modified Wed, 19 Feb 2025 19:07:52 GMT )
Shkurt 19, 2025 20:07 Europe/Tirane
  • Fuqitë koloniale nuk kanë të drejtë të përcaktojnë fatin e Palestinës

Kryetari i parlamentit iranian, Mohammad Baker Ghalibaf, ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli po komplotojnë kundër Azisë Perëndimore, duke thënë se asnjë fuqi koloniale nuk ka të drejtë të përcaktojë fatin e Palestinës.

“Fatkeqësisht, në muajt e fundit, ne kemi parë se sionistët dhe SHBA-të nuk kanë qëndruar duarkryq pas dështimit të tyre ushtarak dhe strategjik në Liban dhe Gaza dhe po kurdisin komplote të tjera politike në rajon”, tha Ghalibaf të mërkurën në seancën e 15-të plenare të Asamblesë Parlamentare të Azisë në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku.

Ai tha se deklaratat e fundit mashtruese të bëra nga Presidenti i SHBA Donald Trump për "marrëveshjen" amerikane të Gazës dhe zhvendosjen e detyruar të palestinezëve është "një tjetër tregues i vazhdimit të politikave koloniale dhe hegjemoniste" dhe "një shembull i injorimit dhe shkeljes së të drejtave të popullit të shtypur palestinez".

Kryetari i parlamentit iranian paralajmëroi se plani i Trump, të cilin ai e përshkroi si "një formë spastrimi etnik, okupim modern dhe aparteid", do të përkeqësonte situatën tashmë "të brishtë" të sigurisë në rajon, duke çuar në sfida dhe kriza të mëtejshme.

“E ardhmja e Palestinës nuk do të përcaktohet nga SHBA apo ndonjë fuqi tjetër koloniale. E drejta për të vendosur për fatin e tij i takon vetëm kombit palestinez”, tha ai.

Zyrtari iranian u bëri thirrje gjithashtu njerëzve të lirë në mbarë botën, shteteve të pavarura dhe organizatave ndërkombëtare, duke përfshirë Asamblenë Parlamentare të Azisë, të "mbështesin të drejtat legjitime të popullit palestinez si në fjalë ashtu edhe në veprim kundër këtij komploti të ri".

Ghalibaf tha se e vetmja zgjidhje për krizën në rajon është një armëpushim i përhershëm në Gaza, një tërheqje e plotë ushtarake izraelite nga Palestina, Libani dhe Siria, kthimi i pakushtëzuar i palestinezëve në shtëpitë e tyre dhe dërgimi i menjëhershëm dhe i pakufizuar i ndihmave humanitare në Gaza.