Presidenti Pezeshkian nderon heronjtë e Hezbollahut: 'Ne i qëndrojmë besnikë zotimit tonë'
(last modified Sun, 23 Feb 2025 19:09:53 GMT )
Shkurt 23, 2025 20:09 Europe/Tirane
  • Presidenti Pezeshkian nderon heronjtë e Hezbollahut: 'Ne i qëndrojmë besnikë zotimit tonë'

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka nderuar udhëheqësit e Hezbollahut, Sejed Hassan Nasrallah dhe Sejed Hashem Safieddine, si heronj që i qëndruan besnikë betimit të tyre, duke riafirmuar përkushtimin e Iranit për rrugën që ata ndoqën.

Ai i bëri komentet të dielën në një postim në rrjetin X, disa orë përpara një ceremonie zyrtare funerali për udhëheqësit e ndjerë të Hezbollahut në Bejrut.

“Kombi i madh libanez meriton të jetë krenar për të gjithë djemtë e tij trima – veçanërisht këta dy udhëheqës të mëdhenj – heronjtë që qëndruan besnikë ndaj zotimit të tyre dhe mbrojtën nderin e kombit derisa ranë dëshmor për hir të Zotit”, shkroi ai. “Ne mbetemi besnikë ndaj zotimit tonë”, tha Presidenti iranian Masoud Pezeshkian.

Duke përdorur bomba për shkatërrimin e bunkerëve të furnizuara nga SHBA, Izraeli vrau Nasrallah, udhëheqësin e Hezbollahut, në një sulm ajror në Bejrutin jugor në shtator 2024.

Muajin pasues, regjimi kriminal sionist vrau Sejed Hashem Safieddine, kreun e Këshillit Ekzekutiv të Hezbollahut, në një sulm në periferi të Bejrutit.

Hezbollahu shtyu ceremonitë mortore për të dy liderët për shkak të mundësisë së sulmeve izraelite në ceremoni.

Ndërkohë, kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Baker Ghalibaf, tha të dielën se regjimi izraelit mburrej se do të pushtonte Libanin jugor, do ta sulmonte Libanin dhe do ta shkatërronte.

"Sot, jam i kënaqur që kemi mbërritur në Bejrut në një kohë kur njerëzit e Gazës janë kthyer në tokën e tyre," tha Ghalibaf pas mbërritjes në Bejrut për të marrë pjesë në ceremoni.

“Po kështu, regjimi sionist është dëbuar nga Libani jugor dhe siguria është vendosur në Liban”.

Ghalibaf shprehu shpresën se funerali i  udhëheqësve të Hezbollahut do të jetë një "pikë kthese për madhështinë e frontit të rezistencës, ummetit islamik dhe popullit libanez".