Iranianët nderojnë liderët e ndjerë të Hezbollahut në ceremonitë mbarëkombëtare
(last modified Sun, 23 Feb 2025 19:29:06 GMT )
Shkurt 23, 2025 20:29 Europe/Tirane
  • Iranianët nderojnë liderët e ndjerë të Hezbollahut në ceremonitë mbarëkombëtare

Njerëzit në qytete të ndryshme iraniane morën pjesë në funeralet simbolike për të nderuar liderët e vrarë të rezistencës libaneze Sejed Hassan Nasrallah dhe Sejed Hashem Saffieddine.

Ceremonitë u mbajtën të dielën në mbrëmje në kryeqytetin Teheran dhe qytete të tjera duke përfshirë qytetet Kom, Shiraz, Keshm dhe Zanxhan.

Zyrtarë të lartë iranianë, përfshirë Komandantin e Përgjithshëm të Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC), gjeneralmajor Hossein Salami, morën pjesë në ceremoninë në Teheran.

Duke iu drejtuar ceremonisë në Mosallanë Imam Khomeini, gjeneralmajor Hossein Salami bëri homazhe për Nasrallah, duke e përshkruar atë si figurën më të shquar në botën arabe.

"Bota krenohet me personalitete të tilla," tha ai.

Salami tha se Izraeli tani është më i dobët se rrjeta e merimangës falë qëndrueshmërisë së frontit të rezistencës dhe udhëheqësve të tij heroikë. Ai premtoi se fryma e rezistencës do të vazhdojë deri në çrrënjosjen e regjimit izraelit.

Gjeneralmajor Hossein Salami tha se në kulmin e luftës, kishte një keqkuptim midis autoriteteve izraelite që besonin se Hezbollahu do të mposhtej nëse liderët e tij ushtarakë dhe politikë do të vriteshin.

“Ata menduan se pa liderët e tij, Hezbollahu do të shuhej dhe se nuk do të mbetej askush që të qëndronte kundër sulmit sionist në Rripin e Gazës”, vuri në dukje ai.

Komandanti i Përgjithshëm i Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik vuri në dukje se regjimi izraelit u detyrua më pas të tërhiqej nga Gaza. “Sot, sionistët kanë pranuar të gjitha kërkesat e Hamasit”, tha ai.