Aoun rikonfirmon mbështetjen për Palestinën gjatë takimit me delegacionin iranian
(last modified Sun, 23 Feb 2025 19:34:37 GMT )
Shkurt 23, 2025 20:34 Europe/Tirane
  • Aoun rikonfirmon mbështetjen për Palestinën gjatë takimit me delegacionin iranian

Presidenti libanez Joseph Aoun dhe një delegacion i lartë iranian që viziton Bejrutin diskutuan zhvillimet më të fundit në rajon, veçanërisht në Palestinë dhe Liban.

Delegacioni iranian, i përbërë nga kryetari i parlamentit Mohammad Bagher Ghalibaf dhe ministri i Jashtëm Abbas Araghchi, shkuan në Bejrut të dielën, më 23 shkurt, për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Sekretarit të Përgjithshëm martir të Hezbollahut, Sejed Hassan Nasrallah dhe ish-kreut të Këshillit Ekzekutiv të lëvizjes libaneze, Sejed Hashem Safiedin.

Gjatë takimit të tij me delegacionin iranian, presidenti libanez Joseph Aoun theksoi rëndësinë e mbështetjes së çështjes palestineze.

Ghalibaf, nga ana e tij, pohoi mbështetjen e Iranit për çdo vendim të marrë nga Libani pa ndonjë ndërhyrje të huaj në punët e tij të brendshme.

Kryetari i parlamentit iranian tha se Teherani është i prirur të bashkëpunojë me vendet arabe dhe myslimane për të rindërtuar zonat e dëmtuara gjatë agresionit të regjimit izraelit kundër Gazës dhe Libanit.

Në takim ishin të pranishëm edhe ministri i jashtëm iranian Abbas Araghchi dhe homologu i tij libanez Youssef Rajji, si dhe ambasadori iranian në Bejrut Mojtaba Amani.