Takimi i ministrave të jashtëm të Iranit dhe Kuvajtit
Ministri i Jashtëm iranian në margjinat e Samitit të OKB-së për Çarmatimin u takua me homologun e tij nga Kuvajti.
Sipas IRNA, Ministri i Jashtëm Seyyed Abbas Araghchi të hënën pas një fjalimi në takimin e nivelit të lartë të Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Çarmatimin, u takua me ministrin e Jashtëm të Kuvajtit Abdullah Al-Yahia me të cilin diskutoi mbi zhvillimet më të rëndësishme dypalëshe dhe rajonale. Ministri i Jashtëm, i cili mbërriti dje në Gjenevë, selinë evropiane të Kombeve të Bashkuara, sot ka nisur axhendën e takimeve duke u takuar fillimisht me Abdullatif bin Rashid Al-Zayani, ministër i Jashtëm i Bahreinit dhe Ararat Mirzoyan, ministër i Jashtëm i Armenisë. Takimet dhe diskutimet me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres dhe ministrin e Jashtëm indonezian Sugyonu janë pjesë e axhendës së ministrit të Jashtëm iranian në margjinat e takimeve të takimit të OKB-së.