Kjo kështjellë misterioze iraniane do t'ju kthejë në kohët e lashta + foto
-
Porta hyrëse e Kalasë Rudkhan
ParsToday - Kalaja Rudkhan në rajonin Fouman është një nga atraksionet turistike më të vizituara në provincën Gilan.
Kalaja Rudkhan; "Kalaja e Njëmijë Shkallëve", me muret e saj të gjata dhe strukturën misterioze dhe madhështore, është një kështjellë e vjetër mbrojtëse që nuk u pushtua kurrë në asnjë betejë për shkak të vendndodhjes së saj strategjike. Në këtë artikull nga ParsToday, do të mësoni për këtë vend historik solid dhe të qëndrueshme në provincën Gilan në vir të Iranit.



Kalaja Rudkhan ose "Kalaja Hesami" është emri i një kështjelle që i përket periudhës së Perandorisë Sasanide (224 deri në 651 të erës sonë) e cila u ndërtua mbi lartësitë e pyllëzuara të rrethit Fouman në fshatin Rudkhan dhe ka një sipërfaqe prej 2.6 hektarësh dhe 65 kulla dhe mure si dhe një mur të gjatë 1,500 metra. Rreth mureve dhe kullave ka vrima të pjerrëta që janë ndërtuar për derdhjen e lëndëve të shkrira dhe qitje. Kjo kështjellë është 30 kilometra larg qytetit Fuman.



Banorët e fshatit Kale Rudkhan flasin dialektin taleshi të gjuhës persiane. Disa ekspertë besojnë se kështjella është ndërtuar gjatë epokës së dinastisë Sasanide, që përkon me sulmin e arabëve në Iran.



Kalaja Rudkhan përbëhet nga dy pjesë: kështjella dhe vendi ku prodhoheshin armët dhe pajisjet e luftës. Kështjella ndodhet në pjesën perëndimore të këtij objekti në dy kate dhe është e punuar me tulla. Kazerma e rojeve ndodhet në pjesën lindore dhe është dykatëshe me çati dhe vrima apo dritare të shumta nga të cilat mund shihet tërësisht zona rreth e rrotull. Në mes të kalasë, në pikën më të thellë të saj ndodhet edhe një burim uji.


Në këndin verilindor të kalasë ndodhet një ndërtesë shumë e bukur dykatëshe dhe në anën jugore të saj ndodhet një mal me një shpellë, e cila, sipas vendasve, më parë ka qenë vendndodhja e rojeve për të sinjalizuar kalanë në rast sulmi.
Nga ku të shkojmë në Kalanë Rudkhan?
Nëse vendosni të shkoni në Kalanë Rudkhan nga ana e qytetit Fouman, rruga për në Kalanë Rudkhan është si më poshtë: pasi të kaloni nëpër fshatrat Melskom dhe Sejedabad dhe të udhëtoni afërsisht 21 kilometra nga Fouman, do të arrini në parkingun e Kalasë Rudkhan. Pas kësaj kanë mbetur edhe 1.5 deri në 2 kilometra për t'u ngjitur në kala, ku duhet të ngjitesh nëpër shkallë.