Irani mirëpret paktin e përjetshëm të miqësisë së Uzbekistanit, Taxhikistanit dhe Kirgistanit
Pars Today - Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit përshëndeti nënshkrimin e marrëveshjes për përcaktimin e pikës së takimit të kufijve të tre shteteve dhe "Deklaratën e Khujand"-it për miqësinë e përjetshme midis tre vendeve fqinje: Uzbekistanit, Taxhikistanit dhe Kirgizistanit.
Presidenti i Kirgizistanit Sadyr Japarov, presidenti i Taxhikistanit Emomali Rahmon dhe presidenti i Uzbekistanit Shavkat Mirziyoyev nënshkruan në qytetin Khujand kohët e fundit një marrëveshje për të përcaktuar pikën e takimit të kufijve shtetërorë të tre vendeve dhe "Deklaratën e Khujand"-it për miqësi të përjetshme.
Në këtë kontekst dhe sipas agjencisë së lajmeve Pars Today, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, Ismail Baghaei, e cilësoi këtë marrëveshje si një hap të rëndësishëm të këtyre vendeve në drejtim të respektimit të ndërsjellë të integritetit territorial dhe sovranitetit kombëtar të njëri-tjetrit, ndërtimit të besimit reciprok dhe konsolidimit të paqes dhe stabilitetit në Azinë Qendrore.
Duke iu referuar qëndrimit parimor të Iranit në mbështetjen e përpjekjeve dhe iniciativave të vendeve të rajonit të Azisë Qendrore për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve kufitare dhe forcimin e integrimit ndër-rajonal, Baghaei shprehu shpresën se marrëveshja trepalëshe Uzbekistan-Taxhikistan-Kirgizistan do të garantonjë paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në rajon, do të shtrojë rrugën për më shumë mirëkuptim dhe bashkëpunim në fusha të ndryshme dhe do të përforcojë rritjen dhe zhvillimin ekonomik të vendeve të ndryshme të rajonit.
Marrëdhëniet e Iranit me vendet e tjera bazohen në interesa reciproke
Një lajm tjetër është se Hamidreza Haxhi Babaei, anëtar i Parlamentit Islamik të Iranit, i cili ka udhëtuar për në Tashkent të Uzbekistanit në krye të një delegacioni parlamentar, në takimin me kryetaren e Senatit të Republikës së Uzbekistanit, Tanzileh Narbayeva, duke thënë se në situatën aktuale ka një interes të madh për përmirësimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, shtoi: “Baza e shtetit të Iranit është multilateralizmi dhe komunikimi me fqinjët.”.
Ai deklaroi: “Marrëdhënia e Iranit me vendet e tjera bazohet në interesa dypalëshe dhe në mënyrë të favorshme (win-win). Ne nuk kemi pikëpamje koloniale dhe shfrytëzuese për asnjë vend dhe nuk do të lejojmë asnjë vend të ketë këtë pikëpamje për ne”.