Emri "Gjiri Persik" nuk do të fshihet nga historia
-
Emri \"Gjiri Persik\" nuk do të fshihet nga historia
ParsToday - Zëdhënësja e qeverisë iraniane uroi Ditën Kombëtare të Gjirit Persik.
Në kalendarin iranian, data 10 e muajit ordibehesht që përkon me 30 prill, quhet Dita Kombëtare e Gjirit Persik. Kjo ditë shënon përvjetorin e dëbimit të forcave kolonialiste portugeze nga Ngushtica e Hormuzit dhe Gjiri Persik.
Sipas ParsToday, Fatemeh Mohajerani, zëdhënëse e qeverisë iraniane, tha: "Ne e kemi përfshirë emrin e Gjirit Persik në kalendar. Jo për t’ia kujtuar vetes, por për t’ua kujtuar atyre që harrojnë".
Mohajeri shtoi: "Këtu është fjala "persik" dhe ky emër nuk do të fshihet nga zemra e historisë së djeshme dhe e kohërave të nesërme me asnjë dredhi."
Zëdhënësja e qeverisë iraniane deklaroi: "Kjo tokë, ky gjak dhe ky det janë të lidhura me emrin e Iranit dhe Gjiri Persik do të mbetet përgjithmonë persian."
Gjiri Persik kufizohet nga Irani në veri, Kuvajti dhe Iraku në perëndim, dhe Arabia Saudite, Bahreini, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katari në jug. Ka një sipërfaqe prej 240,000 km2 dhe është gjiri i tretë më i madh në botë pas Gjirit të Meksikës dhe Gjirit të Hudsonit. Gjiri Persik është i lidhur me Detin e Omanit nëpërmjet Ngushticës së Hormuzit dhe nëpërmjet tij me detin e hapur, dhe ishujt e tij të rëndësishëm përfshijnë: Kharg, BuMusa, Tunb i Madh, Tunb i Vogël, Ishulli Kish, Ishulli Qeshm dhe Lavan, të cilët të gjithë i përkasin Iranit.
Gjiri Persik dhe brigjet e tij janë të pasura me resurse nafte dhe gazi, dhe rruga e transportit të naftës së vendeve të tilla si Kuvajti, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kalon nëpër këtë korridor ujor. Për këtë arsye, Gjiri Persik konsiderohet një rajon i rëndësishëm dhe strategjik.