E premtja e zemërimit, tërbimit dhe e unitetit të popullit iranian kundër agresionit
(last modified Fri, 20 Jun 2025 17:57:49 GMT )
Qershor 20, 2025 19:57 Europe/Tirane
  • E premtja e zemërimit, tërbimit dhe e unitetit të popullit iranian kundër agresionit

PartsToday – Armiku sionist pas sulmit ndaj Iranit islamik, u përball me kundërpërgjigje të ashpër dhe të fuqishme të forcave të armatosura të Iranit.

Sipas ParsToday dhe duke cituar IRNA, që nga ajo kohë e deri më tani, territoret e pushtuara të Palestinës kanë pësuar dëme të mëdha si pasojë e kundërpërgjigjes së ashpër të Iranit, ndërtesat e Tel Avivit janë shembur dhe jeta në këtë territore tanimë e ka humbur kuptimin dhe domethënien e vet. Krerët e regjimit sionist kur u përballen me “Stuhinë e Ashpër të Iranit”, iu kthyen kërcënimeve. Presidenti i Amerikës ka kërcënuar zyrtarin numër një të Iranit. Gjithashtu, qeni i tij izraelit ka kërcënuar popullin iranian duke caktuar kufij, ndërsa pretendoi se populli iranian nuk do të ketë qetësi përsëri. Ata u munduan ta frikësojnë popullin iranian që të largohet nga skena, mirëpo një mesazh i rëndësishëm përsëri i dha forcë dhe zemër popullit iranian. Ky mesazh ishte fjalimi televiziv i liderit suprem të Revolucionit Islamik në reagim ndaj zhvillimeve dhe situatës së fundit si dhe kërcënimeve të armiqve.Kështu që të premten, më 20 qershor, Irani i cili aktualisht ndodhet në luftë me regjimin pushtues sionist, nuk ishte i futur në pushtim dhe as i paralizuar siç pretendojnë armiqtë. Teherani gjithashtu nuk ishte i zbrazur dhe turma të mëdha të njerëzve dolën në rrugë që të deklarojnë se i qëndrojnë besnikë zotimit dhe besëlidhjes të cilën e kanë dhënë dhe nuk kanë kurrfarë frike nga sulmet e regjimit pushtues sionist. Ata qëndrojnë dhe do t’i japin goditje gjithnjë e më të rënda regjimit pushtues sionist. Mediat perëndimore nëse e analizojnë këtë pjesëmarrje madhështore të popullit iranian në këtë ditë të veçantë, atëherë do ta perceptojnë dhe kuptojnë mirë se ekuacioni i luftës në favor të cilës palë është. Pjesëmarrja madhështore e popullit iranianë në tubimet protestuese që u organizuan me emrin “E Premtja e Zemërimit” me rastin e përkujtimit të dëshmorëve të rënë, tregon qëndrueshmërinë e Revolucionit Islamik dhe kundërpërgjigjen ndaj deklaratave të presidentit të Amerikës dhe ndaj veprimeve të regjimit pushtues sionist. Janë izraelitët ata të cilët me sirenat e alarmit, futen në strehimore nën tokë kurse populli iranian nuk ka frikës nga kërcënimet. Armiku duhet ta mbajë mend këtë ditë sepse këtu është Irani dhe le ta kujtojë mirë se çfarë ka përjetuar populli iranianë dhe si ka reaguar ndaj armiqve të kaluar. Populli iranian në këto takime deklaroi: “Nuk dorëzohemi dhe me të gjitha forcat jemi në skenën e zhvillimeve”.