IRGC zotohet për përgjigje vendimtare ndaj çdo agresioni amerikano-izraelit
ParsToday- Korpusi i Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC) deklaroi se është plotësisht i gatshëm të japë një përgjigje të fuqishme ndaj çdo kërcënimi të paraqitur nga kundërshtarët, duke theksuar angazhimin e tij për të mbrojtur sovranitetin dhe sigurinë e Iranit.
Në një deklaratë që shënon 40-ditëshin e martirizimit të disa komandantëve të IRGC-së gjatë agresionit 12-ditor të SHBA-së dhe Izraelit, IRGC paralajmëroi se çdo akt i ri armiqësie do të përballet me një përgjigje që do të jetë "e rëndë përtej imagjinatës së armikut dhe shumë më e ashpër se ajo që përjetuan agresorët luftënxitës në Operacionin Premtimi i Vërtetë III".
"Së bashku me degët e tjera të Forcave të Armatosura të Iranit, IRGC është e gatshme, në çdo kohë dhe në çdo vend, të japë një përgjigje vendimtare dhe që do të shkaktojë keqardhje për çdo akt kërcënimi ose agresioni nga Shtetet e Bashkuara, regjimi sionist ose aleatët e tyre", deklaroi Korpusi i Gardës së Revolucionit Islamik.
Ai vuri në dukje se bota tani e sheh Iranin duke qëndruar i vendosur në ndjekjen e qëllimeve të tij për pavarësi në kundërshtim me "bandën kriminale sioniste-amerikane".
"Irani gëzon mbështetje të konsiderueshme ndërkombëtare në dënimin e agresioneve të egra dhe të pamëshirshme të SHBA-së dhe regjimit sionist, duke dëshmuar se asnjë akt kriminal apo kërcënim nuk mund ta thyejë vullnetin e hekurt të Iranit dhe popullit të tij", tha IRGC, duke iu referuar agresionit 12-ditor.
“Kombi iranian, në qëndresën e tij për pavarësi dhe liri, nuk do të dorëzohet kurrë para presioneve dhe kërcënimeve të armiqve të tij”, thuhet në deklaratë.
Ajo tha se kombi iranian ia doli mbanë të impononte një armëpushim ndaj SHBA-së dhe Izraelit gjatë luftës12-ditore.
“Me forcë dhe guxim, Irani doli fitimtar dhe krenar nga kjo betejë historike. Kjo fitore jo vetëm që rriti moralin dhe dinjitetin kombëtar, por gjithashtu hapi një rrugë të re për përballimin e kërcënimeve të ardhshme”, thuhet në deklaratë.
“Sot, falë gjakut të pastër të martirëve tanë, Irani qëndron si një fuqi globale e pamohueshme, e gatshme ta shndërrojë çdo kërcënim në një mundësi për të sjellë rënien e pashmangshme të armiqve të tij.”
Deklarata gjithashtu vlerësoi performancën e Forcave të Armatosura të Iranit gjatë mbrojtjes së shenjtë 12-ditore kundër agresionit amerikan dhe sionist, duke theksuar ekzekutimin me sukses të operacionit Premtimi i Vërtetë III.
“Këto operacione i imponuan regjimit sionist dhe Shteteve të Bashkuara një armëpushim, pavarësisht kërcënimeve dhe presioneve globale në rritje. Kjo tregon aftësitë mbrojtëse dhe sulmuese të Iranit, arritje të bëra të mundura vetëm përmes forcës dhe masave të mençura dhe strategjike”, thuhet në deklaratë.