Baghaei: Një qytetërim i pasur siç është Irani, kurrë nuk dorëzohet
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i176634-baghaei_një_qytetërim_i_pasur_siç_është_irani_kurrë_nuk_dorëzohet
ParsToday – Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme ka deklaruar: “Siguria e rajonit është shumë e varur nga bashkëpunimi mes vendeve të rajonit”.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 14, 2026 14:04 Europe/Tirane
  • Ismail Baghaei, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit
    Ismail Baghaei, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit

ParsToday – Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme ka deklaruar: “Siguria e rajonit është shumë e varur nga bashkëpunimi mes vendeve të rajonit”.

Sipas ParsToday, Ismail Baghaei, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, në një intervistë me agjencinë e lajmeve Xinhua, ka thënë: “Veprimet agresive të Amerikës dhe regjimit sionist nuk mund të justifikohet me asnjë argumenti ose me asnjë ligj ndërkombëtar. Kjo është shkelje e paqes, prandaj Irani është i vendosur që deri në çfarëdo kohe që nevojitet, të vetëmbrohet”.

Baghaei duke thënë se populli i Iranit gjatë historisë ka mësuar që të luftojë kundër padrejtësisë dhe gjatë kësaj lufte do të qëndrojë fuqishëm, theksoi: “Një qytetërim i pasur siç është i Iranit, kurrë nuk do të dorëzohet”.

Baghaei në vazhdim ka thënë: “Qëllimi ynë është forcimi i marrëdhënieve me secilin prej vendeve të rajonit të Gjirit Persik dhe me vendet fqinjë. Siguria dhe stabiliteti i rajonit është shumë e varur për bashkëpunimin mes vendeve të rajoneve”.

Ai shtoi: “Arsye se aktualisht Irani po godet bazat ushtarake amerikane në rajon, është kjo që ato baza ndodhen në vendet rreth rajonit dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përdorin këto baza për të kryer agresion ushtarak kundër Iranit”.

Baghaei në fund ka theksuar: “Vendet e rajonit tanimë plotësisht e kanë kuptuar këtë realitet që prania ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk sjell paqe dhe stabilitet në rajon”.

Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip