Përgënjeshtrohet lidhja e personave të arrestuar në SHBA me Kasem Soleimani
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i177448-përgënjeshtrohet_lidhja_e_personave_të_arrestuar_në_shba_me_kasem_soleimani
ParsToday — Vajza e gjeneralit të martirizuar Kasem Soleimani, duke reaguar ndaj pretendimeve amerikane, tha se personat e arrestuar nuk kanë lidhje me të atin e saj.
(last modified 2026-04-05T08:37:20+00:00 )
Prill 04, 2026 17:58 Europe/Tirane
  • Përgënjeshtrohet lidhja e personave të arrestuar në SHBA me Kasem Soleimani
    Përgënjeshtrohet lidhja e personave të arrestuar në SHBA me Kasem Soleimani

ParsToday — Vajza e gjeneralit të martirizuar Kasem Soleimani, duke reaguar ndaj pretendimeve amerikane, tha se personat e arrestuar nuk kanë lidhje me të atin e saj.

Sipas ParsToday, Zeinab Soleimani, vajza e gjeneralit të martirizuar Kasem Soleimani, në një postim deklaroi: “Personat e arrestuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë asnjë lidhje me familjen e Kasem Soleimani”. Ajo theksoi se pretendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit është i rremë dhe i pabazë.

Ajo shtoi: “Armiqtë janë bërë aq të dobët sa përpiqen të shpërqendrojnë opinionin publik botëror nga dështimet e tyre përballë popullit iranian. Zeinab Soleimani tha: “Ata përhapin gënjeshtra kundër një figure si Soleimani sepse kanë frikë edhe nga emri i tij”.

Ajo theksoi: “Paaftësia për t’u përballur me Iranin i ka detyruar të ndryshojnë qëllimin e tyre. Ata kanë kaluar nga synimi për “ndryshim regjimi” në përhapje lajmesh të rreme dhe akuza ndaj familjes së Soleimanit”.

Sipas raportit, Departamenti Amerikan i Shtetit kishte bërë pretendime të pavërteta për heqjen e qëndrimit të përhershëm dhe arrestimin e dy anëtarëve të familjes së Soleimanit në SHBA.

Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip