Ushtria amerikane dështon tërësisht në operacionin për shpëtimin e pilotit
-
Ibrahim Zolfeqari, zëdhënës i Bazës Qendrore “Khatamul-Anbija”
ParsToday — Zëdhënësi i Bazës Qendrore “Khatmaul-Anbija”, duke njoftuar zhvillimet e fundit, tha se përpjekja e ushtrisë amerikane për shpëtimin e një piloti amerikan është neutralizuar nga forcat iraniane dhe ka dështuar tërësisht.
Sipas ParsToday, Ibrahim Zolfeqari, zëdhënës i Bazës Qendrore “Khatamul-Anbija”, deklaroi se përpjekjet e armikut amerikan për të shpëtuar pilotin e një avioni luftarak amerikan në jug të Isfahanit janë neutralizuar nga forcat iraniane dhe kanë dështuar me humbje të konsiderueshme për ushtrinë amerikane.
Ai tha se operacioni i ushtrisë amerikane për shpëtimin e pilotit të avionit të rrëzuar u neutralizua tërësisht nga forcat e armatosura të Iranit.
Zolfaghari theksoi: “Kjo ndodhi pas veprimeve në kohë dhe operacionit të përbashkët të forcave të Gardës së Revolucionit Islamik, forcave të Ushtrisë, forcave vullnetare dhe forcave të rendit të Iranit”.
Ai shtoi: “Gjatë këtij operacioni të forcave iraniane u goditen dhe u shkatërruan dy helikopterë Black Hawk, u godit dhe u shkatërrua një avion transportues ushtarak C130”.
Ai tha se këto mjete po digjen si rezultat i operacionit të shpejt dhe sulmeve të forcave iraniane.
Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip