Ushtria amerikane dështon tërësisht në operacionin për shpëtimin e pilotit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i177454-ushtria_amerikane_dështon_tërësisht_në_operacionin_për_shpëtimin_e_pilotit
ParsToday — Zëdhënësi i Bazës Qendrore “Khatmaul-Anbija”, duke njoftuar zhvillimet e fundit, tha se përpjekja e ushtrisë amerikane për shpëtimin e një piloti amerikan është neutralizuar nga forcat iraniane dhe ka dështuar tërësisht.
(last modified 2026-04-05T16:32:48+00:00 )
Prill 05, 2026 11:04 Europe/Tirane
  • Ibrahim Zolfeqari, zëdhënës i Bazës Qendrore “Khatamul-Anbija”
    Ibrahim Zolfeqari, zëdhënës i Bazës Qendrore “Khatamul-Anbija”

ParsToday — Zëdhënësi i Bazës Qendrore “Khatmaul-Anbija”, duke njoftuar zhvillimet e fundit, tha se përpjekja e ushtrisë amerikane për shpëtimin e një piloti amerikan është neutralizuar nga forcat iraniane dhe ka dështuar tërësisht.

Sipas ParsToday, Ibrahim Zolfeqari, zëdhënës i Bazës Qendrore “Khatamul-Anbija”, deklaroi se përpjekjet e armikut amerikan për të shpëtuar pilotin e një avioni luftarak amerikan në jug të Isfahanit janë neutralizuar nga forcat iraniane dhe kanë dështuar me humbje të konsiderueshme për ushtrinë amerikane.

Ai tha se operacioni i ushtrisë amerikane për shpëtimin e pilotit të avionit të rrëzuar u neutralizua tërësisht nga forcat e armatosura të Iranit.

Zolfaghari theksoi: “Kjo ndodhi pas veprimeve në kohë dhe operacionit të përbashkët të forcave të Gardës së Revolucionit Islamik, forcave të Ushtrisë, forcave vullnetare dhe forcave të rendit të Iranit”.

Ai shtoi: “Gjatë këtij operacioni të forcave iraniane u goditen dhe u shkatërruan dy helikopterë Black Hawk, u godit dhe u shkatërrua një avion transportues ushtarak C130”.

Ai tha se këto mjete po digjen si rezultat i operacionit të shpejt dhe sulmeve të forcave iraniane.

Skena e shkatërrimit të helikopterëve dhe avionit transportues amerikan në jug të Isfahanit

Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip