Baghaei: Dënon kërcënimin e medias amerikane për vrasjen e negociatorëve iranianë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i177624-baghaei_dënon_kërcënimin_e_medias_amerikane_për_vrasjen_e_negociatorëve_iranianë
ParsToday - Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme dënoi kërcënimin e një media amerikane për vrasjen e negociatorëve iranianë.
(last modified 2026-04-12T12:29:16+00:00 )
Prill 11, 2026 19:57 Europe/Tirane
  • Baghaei: Dënon kërcënimin e medias amerikane për vrasjen e negociatorëve iranianë
    Baghaei: Dënon kërcënimin e medias amerikane për vrasjen e negociatorëve iranianë

ParsToday - Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme dënoi kërcënimin e një media amerikane për vrasjen e negociatorëve iranianë.

Sipas ParsToday, Esmail Baghaei, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, duke iu referuar një artikulli në një media ekstremiste amerikane që kërcënoi të vriste negociatorët iranianë, shkroi në rrjetin X: “Ndërsa zyrtarët amerikanë akuzojnë Iranin për mungesë "besimi të mirë" dhe "shantazh", disa rryma në arenën e politikës dhe medias amerikane rekomandojnë hapur që negociatorët iranianë të vriten, nëse negociatat dështojnë!!!”.

Ai vazhdoi: "A nuk është kjo qasje një pasqyrim i një diskursi politik që kërkon të normalizojë zhvatjen duke iu drejtuar frikësimit dhe duke nxitur hapur terrorin, dhunën dhe vrasjen?! Ky terrorizëm shtetëror që nxitet hapur duhet të dënohet nga të gjithë”.

Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip