Ghalibaf: Amerikanëve do t’iu mungojë çmimi aktual i benzinës
-
Ghalibaf: Amerikanëve do t’iu mungojë çmimi aktual i benzinës
ParsToday- Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit tha se ribllokimi i ngushticës së Hormuzit do të rrisë çmimet edhe më shumë.
Sipas ParsToday, në reagim ndaj kërcënimit të Trump për bllokimin e Ngushticës së Hormuzit, Muhamed Bagher Ghalibaf, kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit, publikoi një foto të çmimit të fundit të benzinës në pikat e benzinës përreth Shtëpisë së Bardhë dhe shkroi: "Shijoni çmimin aktual të benzinës. Me të ashtuquajturin "rrethim" së shpejti do t'ju mungojë benzina prej 4-5 dollarësh”.
Në fund, Ghalibaf publikoi formulën e re të çmimit të naftës për të treguar se ribllokimi i Ngushticës së Hormuzit do t'i bëjë çmimet më të shtrenjta dhe do ta zhysë më tej Trumpin në moçalën e çmimit të naftës që ai vetë krijoi.
Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip