Pezeshkian: Nuk do të tërhiqemi përball asnjë kërcënimi
-
Masoud Pezeshkian, president i Republikës Islamike të Iranit
ParsToday - Presidenti i Iranit shkroi: “Ne do të mbrojmë të drejtat e kombit me të gjithë fuqinë dhe nuk do të tërhiqemi përballë asnjë kërcënimi”.
Sipas ParsToday, Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Masoud Pezeshkian, postoi një mesazh në rrjetin social X, duke shkruar: "Prioriteti ynë është siguria kombëtare dhe paqja e popullit iranian. Ne do të mbrojmë të drejtat e kombit me të gjithë fuqinë dhe nuk do të tërhiqemi përballë asnjë kërcënimi”.
Pezeshkian theksoi: "Diplomacia dhe mbrojtja janë dy krahët e fuqisë kombëtare; ne nuk e kemi lënë as fushëbetejën dhe as tryezën e negociatave. Me vullnetin e Zotit, me unitet dhe racionalitet, Irani do ta kalojë këtë provë me sukses të plotë”.
Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip