Shkatërrimi i bazës së avionëve luftarakë amerikanë nga Garda Revolucionare
-
Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike
ParsToday - Departamenti i Marrëdhënieve me Publikun i Forcës Ajrore-Hapësinore të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike njoftoi në një deklaratë shkatërrimin e vendndodhjes së avionëve luftarakë amerikanë F35, F15 dhe F16.
Sipas ParsToday, Forca Ajrore-Hapësinore e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, në përgjigje të sulmeve me raketa të ushtrisë amerikane fëmijëvrasëse, shënjestroi vendndodhjen e avionëve luftarakë amerikanë F35, F15 dhe F16, si dhe instalime të rëndësishme të ushtrisë terroriste amerikane të vendosura në bazën ajrore Al-Azraq në Jordani dhe bazën e qendrës së kontrollit, me 12 raketa balistike të enjten herët në mëngjes, duke shkatërruar një numër të madh avionësh luftarakë.
Forca Ajrore-Hapësinore e IRGC-së theksoi: "Operacioni i Luftëtarëve të Islamit do të vazhdojë për aq kohë sa vazhdojnë veprimet agresive të armikut".
Gjithashtu, luftëtarët e guximshëm të Forcës Ajrore-Hapësinore dhe heronjtë e Marinës së IRGC-së, në ndëshkimin e agresorit, goditën dhe shkatërruan tetëmbëdhjetë objektiva të rëndësishëm që i përkisnin ushtrisë amerikane në dy valë operacionesh në bazat ajrore Ali Salem dhe Ahmad al-Jaber, si dhe në bazat ajrore Sheikh Isa.
Nga ana tjetër, Baza Qendrore "Khatamol-Anbiya" e forcave të armatosura të Republikës Islamike të Iranit lëshoi një deklaratë duke njoftuar se në vazhdim të veprimeve agresive të Amerikës kriminale dhe duke marrë parasysh fillimin e sulmeve të ushtrisë agresore të këtij vendi në disa rajone jugore në provincën Hormozgan, për shkak të pasigurisë në rajon, Ngushtica e Hormuzit do të shpallet e mbyllur për trafikun e çdo lloj anijeje, duke përfshirë anijet cisternë të naftës dhe anijet tregtare, dhe çdo anije që nuk respekton këtë urdhër, do të goditet.
Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip