Pezeshkian: Do të mbrojmë çdo centimetër të tokës iraniane
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i180268-pezeshkian_do_të_mbrojmë_çdo_centimetër_të_tokës_iraniane
ParsToday - Presidenti iranian kritikoi deklaratat e zyrtarëve amerikanë dhe theksoi se Irani do të mbrojë integritetin e tij territorial kundër çdo kërcënimi.
(last modified 2026-07-15T09:08:11+00:00 )
Korrik 15, 2026 11:07 Europe/Tirane
  • Masoud Pezeshkian, president i Iranit
    Masoud Pezeshkian, president i Iranit

ParsToday - Presidenti iranian kritikoi deklaratat e zyrtarëve amerikanë dhe theksoi se Irani do të mbrojë integritetin e tij territorial kundër çdo kërcënimi.

Sipas ParsToday, Presidenti iranian Masoud Pezeshkian, në margjinat e ceremonisë përkujtimore të udhëheqësit martir të Revolucionit Islamik në xhaminë “Mosal-la” të Teheranit, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit të SHBA-së, dhe i përshkroi këto deklarata si "të pahijshme" dhe tha se deklarata të tilla janë të papërshtatshme për folësit e tyre dhe nuk meritojnë një përgjigje reciproke nga Irani.

Duke iu referuar qëllimeve të supozuara të armiqve kundër Iranit, ai deklaroi: "Ata që menduan se mund ta ndanin Iranin nuk i kanë arritur qëllimet e tyre në praktikë dhe Republika Islamike e Iranit, bazuar në qëndrimet dhe bindjet e saj, do të mbrojë çdo centimetër të territorit të vendit”.

Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip