Rihapet ambasada e Sllovenisë në Teheran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i22075-rihapet_ambasada_e_sllovenisë_në_teheran
Ministri i jashtëm i Sllovenisë njoftoi rihapjen e ambasadës së këtij vendi në Teheran.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 20, 2016 04:42 Europe/Tirane
  • Rihapet ambasada e Sllovenisë në Teheran

Ministri i jashtëm i Sllovenisë njoftoi rihapjen e ambasadës së këtij vendi në Teheran.

Murteza Derazi Ramandi, ambasador i RII në Lubjana tha se pasditen e së martës ka pasur një takim Karl Viktor Ariavets, zv/ministër dhe ministër i jashtëm i Sllovenisë. Në këtë takim ministri i jashtëm slloven duke folur mbi ambientin dhe hapësirën e krijuar pas zbatimit të marrëveshjes bërthamore dhe heqjes së sanksioneve kundër Iranit tha: së shpejti në Teheran do të dërgohet i ngarkuari me punë i Sllovenisë, i cili do të rihapë ambasadën e këtij vendi në Iran. Shefi i diplomacisë sllovene shtoi: Ka ardhur koha që Sllovenia të zgjerojë marrëdhëniet e saj me RII dhe hapi i parë dhe i rëndësishëm në këtë rrugë është rihapja e ambasadës së Sllovenisë në Teheran. Ministri i jashtëm i Sllovenisë duke i cilësuar pozitive marrëdhëniet dypalëshe, theksoi domosdoshmërinë e forcimit të marrëdhënieve dhe shkëmbimeve të pikëpamjeve mes funksionarëve të të dy vendeve. Sapo të më jepet mundësia e parë dhe pas hapjes së ambasadës së Sllovenisë në Teheran, do të vizitoj RII, tha në fjalën e tij ministri i jashtëm i Sllovenisë.