Amir Abdulahjan: Hezbullahu i Libanit është krenaria e rajonit
Asistenti special i krytarit të Parlamentit të Iranit për çështje ndërkombëtare deklaroi se Hezbullahu i Libanit është krenaria e rajonit të Lindjes së Mesme.
Husein Amir Abdulahjan uroi dhjetëvjetorin e fitores së Rezistencës Islamike Libaneze kundër regjimit sionist në luftën 33 ditore të vitit 2006 dhe shtoi: Rezistenca në Liban gjatë luftës 33 ditore ka manifestuar forcën e saj dhe vërtetoi se pretendimet e paligjshme të regjimit sionist janë vetëm gënjeshtra, i cili pretendonte se ka forcë të madhe. Hezbullahu i Libanit arriti që ta thyej hegjemoninë e regjimit sionit. Z. Amir Abdulahjan shtoi se Republika Islamike e Iranit krenohet me rolin e fuqishëm të Sejed Hasan Nasrullah si lideri i Rezistencës Islamike Libaneze, sepse siguria e rajonit sot është rezultat i rezistencës dhe sakrificës së madhe gjatë luftës kundër regjimit sionist dhe kundër grupeve terroriste.