Vlerësohet kontributi i mjekut iranian në spitalin Ibne Sina në Dushanbe
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i22471-vlerësohet_kontributi_i_mjekut_iranian_në_spitalin_ibne_sina_në_dushanbe
Një mjek iranian është vlerësuar për kontributin e tij të dhënë spitalin e Ibne Sina të Dushanbesë, kryeqytetit të Taxhikistanit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 23, 2016 09:31 Europe/Tirane
  • Vlerësohet kontributi i mjekut iranian në spitalin Ibne Sina në Dushanbe

Një mjek iranian është vlerësuar për kontributin e tij të dhënë spitalin e Ibne Sina të Dushanbesë, kryeqytetit të Taxhikistanit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Sejavash Mansuri, si ambasadori i shëndetësisë së Iranit për sëmundjet Hyppotit C, dje në seminarin "Hartimi i recetës më të fundit për përcaktimin dhe kurimin e sëmundjes Hyppotit C në Iran" është vlerësuar për kontributin e tij dhënë në këtë fushë duke marrë edhe një mirënjohje. Dr. Sejavash Mansuri, mjek iranian i specializuar në fushën e sistemit të tretjes dhe mëlçisë, në vitin 2014 themeloi departamentin e sistemit të tretjes në spitalin Ibne Sina në Dushanbe të Taxhikistanit dhe gjatë një viti të kaluar në këtë klinik ka kuruar 80 pacient me sëmundjen Hippotit C. Ai me shërbimet e tij në këtë spital, ka ndihmuar shumë pacient që të mos kenë nevojë të shkojnë jashtë vendit për kurimin e kësaj sëmundje.