Mbështetja e bankave të huaja për tregtarët iranianë
(last modified Mon, 25 Jul 2016 18:15:11 GMT )
Korrik 25, 2016 20:15 Europe/Tirane
  • Mbështetja e bankave të huaja për tregtarët iranianë

Guvernatori i BQI, njoftoi hapjen e mbi 5,800 LC ( kredite bankare) për tregtarët iranianë në bankat e huaja.

Valiullah Sejf, guvernatori i BQI tha se që nga nisja e zbatimit të marrëveshjes bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1, për tregtarët iranianë në bankat e huaja janë hapur mbi 8 mijë kredite bankare. Gjatë kësaj kohe gjithashtu janë krijuar 472 lidhje bankare mes bankave të Iranit dhe bankave të huaja në botë dhe shtoi: Statistikat ekonomike në Iran tregojnë për një stabilitet ekonomik. Guvernatori i BQI, tha se përkundër së kaluarës sot bankat e mëdha evropiane janë duke bashkëpunuar me Iranin dhe shtoi: Këto statistika janë tregues i hapjes së hapësirës tregtare për Iranin pas zbatimit të marrëveshjes bërthamore dhe për përmirësimin e gjendjes nga dita në ditë.

 

 

Tags