Reagimi i Iranit ndaj pretendimeve mbi praninë e Al Kaidës në Iran
Ministria e jashtme e Republikës Islamike të Iranit, ka reaguar ndaj pretendimeve të Amerikës mbi praninë e anëtarëve të Al Kaidës në Iran.
Behram Kasemi, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve për atë se Amerika kohët e fundit ka deklaruar se tre prej anëtarëve të lartë të Al Kaidës ndodhen në Iran, tha se ky lajm nuk është i vërtetë dhe shtoi: Republika Islamike e Iranit nuk ka asnjë informacion mbi praninë e këtyre personave në Iran. Irani vazhdon të jetë i vendosur në luftën kundër grupeve terroriste dhe në këtë kuadër ka dhënë edhe kontributin e tij ndërkombëtar. Behram Kasemi, ndër të tjera shtoi; Amerika në vend që të flasë në mënyrë të përgjithshme, duhet të paraqesë informacionet dhe në luftën kundër grupeve terroriste të veprojë me një koordinim ndërkombëtar.