Autoritetet iraniane ndalojnë një anije të Emirateve të Bashkuara Arabe
Autoritetet e Iranit kanë ndaluar një anije të Emirateve të Bashkuara Arabe për shkak të mos përdorimit të emrit ndërkombëtar të Gjirit Persik.
Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se autoritetet iraniane në qendrën e kontrollimit të anijeve në zonën speciale ekonomike të portit "Imam Khomeini (ra) kanë ndaluar një anije të EBA për shkak të mospërdorimit të emrit ndërkombëtar të Gjirit Persik. Ky veprim i autoriteteve iraniane është bërë me qëllim që të mbrohet identiteti historik i Gjirit Persik. Abu Taleb Grajlu, shefi i sektorit për transportin detar dhe administrimin e porteve në provincën Khuzestan, në lidhje me këtë ka thënë se sipas rregullave botërore duhet të shënohet emri i Gjiri Persik në dokumentet ndërkombëtare. Emri Gjiri Persik është shënuar gjithmonë në këtë formë në të gjitha tekstet historike dhe qendra për kontrollin e lundrueseve në zonën speciale ekonomike të portit "Imam Khomeini (ra)" për të parandaluar njollosjen e këtij emri kombëtar dhe historik nga anijet e huaja, respektimin e kësaj rregullore e ka vendosur prioritet të saj. Në kuadër të këtij kontrollimi është ndaluar një anije me emrin "Feodora" nën flamurin e Panamasë por në pronësi të një kompanie të EBA, e cila në vend të emrit Gjiri Persik kishte përdorur një emër fals. Në këtë kuadër është ndërprerë çdo lloj shërbimi për këtë anije deri në arritjen e rezultatit rreth heqjes së emrit Gjiri Persik nga dokumentet e saj,- theksoi ndër të tjera Abu Taleb Grajlu, shefi i sektorit për transportin detar dhe administrimin e porteve në provincën Khuzestan.