Lehtësohet bashkëpunimi bankar mes Iranit dhe Azerbajxhanit
(last modified Thu, 28 Jul 2016 14:40:26 GMT )
Korrik 28, 2016 16:40 Europe/Tirane
  • Lehtësohet bashkëpunimi bankar mes Iranit dhe Azerbajxhanit

Ambasadori i RII në Azerbajxhan ka deklaruar se do të lehtësohen bashkëpunimet bankare mes Iranit dhe Azerbajxhanit me zhvillimin e vizitës së presidentit të RII në Baku.

Mohsen Pak Ajin, ambasador i RII në Republikës e Azerbajxhanit, të enjten në një intervistë me agjencinë studentore iraniane të lajmeve ISNA, duke folur në lidhje me programet e vizitës së z. Hasan Ruhani, presidentit të RII në Republikën e Azerbajxhanit, ka thënë se kjo vizitë zyrtare do të bëhet me ftesë të Elham Aliev, president i Azerbajxhanit. Ambasadori i RII në Republikën e Azerbajxhanit në vazhdim theksoi se përpos takimeve dypalëshe, në ditën e dytë të vizitës do të mbahet samiti trepalësh i liderëve me praninë e liderit të RII, të Republikës së Azerbajxhanit dhe të Vladimir Putinit, president i Rusisë. Sipas ambasadorit të RII në Republikën e Azerbajxhanit, programet ekonomike trepalëshe posaçërisht transporti, transferimi i energjisë dhe çështjet e Detit Kaspik, do të jenë tema që do të diskutohet gjatë këtij samiti. Mohsen Pak Ajin po ashtu ka thënë se procesi i bashkëpunimet bankare dhe lehtësimet e bashkëpunimeve bankare midis Teheranit dhe Bakus, do të jenë një ndër temat kryesore të këtyre takimeve. Samiti trepalësh i liderëve të RII, Republikë së Azerbajxhanit dhe Rusisë do të mbahet më 8 gusht 2016 në Baku dhe temat kryesore të këtij takimi do të jenë siguria, regjimi juridik i detit Kaspik, energjia dhe transporti.

Tags