Gjeneral Purdastan: Sjellja e Amerikës kundrejt Iranit është armiqësore
(last modified Mon, 01 Aug 2016 08:46:35 GMT )
Gusht 01, 2016 10:46 Europe/Tirane
  • Gjeneral Purdastan: Sjellja e Amerikës kundrejt Iranit është armiqësore

Nuk duhet të jemi mendjelehtë kundrejt armiqve si Amerika të cilët në mënyrë sipërfaqësore mundohen të futen nëpërmjet derës së miqësisë dhe paqes.

Kështu është shprehur gjeneral Purdastan, komandanti i forcave tokësore të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit. Ahmed’Reza Purdsatan, i pranishëm në simpoziumin “ Lufta kompleks” i mbajtur në akademinë ushtarake dhe shtabin e ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit në Teheran, deklaroi: Armiq të tillë si Amerika nuk duhen harruar lehtë dhe nuk duhet menduar se ata hapin derën e miqësisë dhe paqes. Komandanti i forcave tokësore tha se në luftën kompleks duhen marrë parasysh dhe zbuluar të gjitha kërcënimet dhe shtoi: Duhen parashikuar të gjitha mundësitë dhe pajisjet e nevojshme për tu përballur me të gjitha kërcënimet. Gjeneral Purdastan, tha se ISIS dhe grupet takfiriste janë kërcënime kryesore dhe shtoi: Në provincën Diale vihen re shenja të ISIS, grup që ka ndërmend të godasë Republikën Islamike të Iranit.

Tags