Irani: Egërsia e njëjtë e Monafekin dhe ISIS
Sekretari i asamblesë për përcaktimin e interesave të shtetit ka thënë se Monafekin dhe ISIS kanë të njëjtën egërsi.
Sipas një njoftimi të agjencisë Parstoday, Mohsen Rezai sekretari i Asamblesë për përcaktimin e interesave të shtetit dhe një prej komandantëve në luftën e imponuar të Irakut kundër Iranit, ka thënë: ISIS dhe Monafekin ngjasojnë me njëri tjetrin në varrosjen për së gjalli dhe torturimin e fëmijëve dhe njerëzve, në vrasjet me potasium sianid dhe në sulmet kamikaze. ISIS është krijesë e vahabizmit ndërsa Monafekin mbështetet nga Arabia Saudite dhe Amerika. Ndërsa Sejed Husein Nagavi Huseini, zëdhënës i komisionit për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme në parlamentin islamik të Iranit lidhur me transmetimin e shumë lajmeve mbi Monafekin në kanalin televiziv Al Arabia, kanal i varur nga Arabia Saudite, ka thënë: Sot Arabia Saudite ka rënë në vorbullën e krizave të cilën vetë ajo e ka krijuar. Nga njëra anë Jemeni është kthyer në varrezë për Al Saud dhe nga ana tjetër ISIS për të cilin Arabia Saudite ka investuar shuma të mëdha, është duke u shkatërruar dhe ky grup terrorist po pëson disfata të shumta në Irak dhe Siri. Zëdhënësi i komisionit për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme në parlamentin islamik të Iranit në vazhdim tha se Arabia Saudite për të ruajtur veten e saj ka ndërmarrë hapa për të mbuluar këto disfata dhe shtoi: Këto veprime të marrëzishme të Arabia Saudite dhe angazhimi në një trup të vdekur dhe të palëvizshëm siç është grupit terrorist Monafekin, janë përpjekje për të rikuperuar dështimet e këtij vendi në rajon. Në vazhdim Nagavi Huseini tha: I gjithë populli iranian e urren grupin terrorist Monafekin dhe e di se ky grup është një grup kriminal dhe nëse populli iranian do të kishte mundësi do të hakmerrej ndaj Monafekin për shkak të vrasjes së 17 mijë iranianëve nga ky grup. Transmetimet mediatike për grupin terrorist Monafekin nga ana e mediave saudite dhe angleze siç ishte ndërprerja e programeve televizive dhe transmetimi i tubimit të Monafekin në Paris, të gjitha tregojnë për faktin se Al Saud ka tejkaluar limitet.