Lideri suprem i revolucionit islamik takohet me presidentin dhe anëtarët e qeverisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i25792-lideri_suprem_i_revolucionit_islamik_takohet_me_presidentin_dhe_anëtarët_e_qeverisë
Lideri suprem i revolucionit islamik, duke vlerësuar përpjekjet e qeverisë iraniane, shtoi se Java e Qeverisë është një rast për të raportuar para popullit mbi punët e bëra nga qeveria dhe për përmirësimin e të metave që janë vënë re gjatë kësaj periudhe.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 24, 2016 15:50 Europe/Tirane
  • Lideri suprem i revolucionit islamik takohet me presidentin dhe anëtarët e qeverisë

Lideri suprem i revolucionit islamik, duke vlerësuar përpjekjet e qeverisë iraniane, shtoi se Java e Qeverisë është një rast për të raportuar para popullit mbi punët e bëra nga qeveria dhe për përmirësimin e të metave që janë vënë re gjatë kësaj periudhe.

Ajetollah Khamenei, lideri suprem i revolucionit islamik, në takimin e zhvilluar sot me presidentit dhe anëtarët e kabinetit qeveritar, duke uruar javën e qeverisë, nderoi kujtimin e dëshmorëve Rexhai dhe Bahonar (ish presidenti dhe ish kryeministri i Iranit), duke i cilësuar ata si shembuj të devotshmërisë, përpjekjeve dhe vetëmohimit dhe shtoi: Për fat të keq, disa po përpiqen që për autorët e këtij krimi të krijojnë një klimë pafajësie. Në vazhdim Lideri suprem foli mbi raportin e prezantuar nga presidenti dhe disa anëtarë të qeverisë mbi përpjekjet dhe projektet e realizuara dhe shtoi: Këto raporte të dobishme duhet t’i përcillen popullit, sepse kapitali kryesor është populli dhe besimi dhe shpresa e tij. Ajetollah Khamenei tha se tre vitet e mandatit të qeverisë aktuale kaluan shumë shpejtë dhe shtoi se qeveria me programim dhe seriozitet duhet të bëjë maksimumin e përpjekjeve për realizimin e programeve të saj në këtë vit që ka mbetur. Lideri suprem e këshilloi qeverinë që të qëndrojë larg debateve sidomos në muajt e ardhshëm kur nis dhe fushata elektorale dhe shtoi se qeveria në asnjë mënyrë nuk duhet të merret me debatet dhe çështjet elektorale, por deri në ditën e fundit të vazhdojë punët dhe përpjekjet për realizimin e programeve dhe zgjidhjen e problemeve të popullit, sepse kjo do të ishte fushata më e mirë elektorale për qeverinë. Vlen të theksohet se më 23 gusht 2016 fillon Java e qeverisë së RII, për nder të ish presidentit Mohamed Ali Rexhai dhe ish kryeministrit Mohamed Xhevad Bahonar të cilët u martirizuan në vitin 1981 në një sulm terrorist të grupit terrorist Monafekin (MEK).