Shtohet eksporti i gazit të Iranit
(last modified Fri, 09 Sep 2016 07:09:53 GMT )
Shtator 09, 2016 09:09 Europe/Tirane
  • Shtohet eksporti i gazit të Iranit

Eksporti i gazit të Iranit kaloi kuotën e 20 miliardë m3. Agjencia SHANA e lajmeve njoftoi se Hamidreza Eraki, drejtori ekzekutiv i kompanisë kombëtare të gazit të Iranit, deklaroi: "Sasia e eksportit të gazit të Iranit ka shënuar rritje me 13.6% dhe ka arritur në 20.3 miliardë m3 në tre vitet e kaluara.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë kombëtare të gazit të Iranit në vazhdim tha se eksporti stabil i gazit është bërë shkak që të krijohet një besim ndërkombëtar tek industria e gazit të Iranit dhe kjo industri përveçse plotëson nevojat e sektorëve të ndryshëm brenda Iranit, është shndërruar në një industri fitimprurëse për Iranin.

Tags