Bankat ruse të interesuar për të vepruar në Iran
(last modified Sat, 10 Sep 2016 06:01:37 GMT )
Shtator 10, 2016 08:01 Europe/Tirane
  • Bankat ruse të interesuar për të vepruar në Iran

Bankat e Rusisë pas heqjes së sanksioneve kundër Iranit me padurim po presin të fillojnë bashkëpunimin me Republikën Islamike të Iranit. Gazeta iraniane "Republika Islamike" në numrin e saj të sotshëm duke cituar mediat ruse, ka shkruar se në kohën kur funksionarët amerikanë dhe evropianë po mbështesin ende një pjesë të sanksioneve kundër Iranit, bankat ruse po tregojnë interesim të madh për bashkëpunim bankar me Iranin.

Aksanov, kryetari i Unionit të Bankave Rajonale të Rusisë, ka thënë se është e natyrshme që sasia e tregtisë së Rusisë dhe Iranit do të shtohet edhe më shumë me hapjen e degëve të bankave të ndryshme ruse në Iran. Me heqjen e sanksioneve kundër Iranit, është krijuar një rast shumë i mirë për bashkëpunim ekonomik të vendeve të ndryshme të botës si Rusia me Republikën Islamike të Iranit. Bashkëpunimi i Iranit dhe i Rusisë në disa vite të fundit dhe sidomos pas marrëveshjes bërthamore, është zgjeruar në masë të madhe dhe niveli i marrëdhënieve ekonomike të të dy vendeve po rritet për çdo ditë e më tepër.

Tags