Rusia, prioritet i parë për eksportin jonaftor të Iranit
(last modified Sun, 11 Sep 2016 13:05:46 GMT )
Shtator 11, 2016 15:05 Europe/Tirane
  • Rusia, prioritet i parë për eksportin jonaftor të Iranit

Drejtori i përgjithshëm i zyrës për zhvillimin e eksportit në Organizatën për Zhvillimin e Tregtisë, deklaroi se eksporti i Iranit drejt Rusisë ende është larg objektivave të caktuara.

Agjencia Mehr e lajmeve njoftoi se Mahmud Bazari në një analizë mbi tregtinë mes Iranit dhe Rusisë, deklaroi se tregu i Rusisë është prej prioriteteve të rëndësishme të Iranit në sektorin e eksportit jonaftor, sidomos në eksportin e produkteve bujqësore dhe ushqimore. Në kuadër të zgjerimit të sferës për futjen e produkteve bujqësore dhe ushqimore të Iranit në tregun e Rusisë, janë marrë shumë masa të duhura si shkëmbimi i delegacioneve tregtare përkatëse mes dy vendeve, krijimi i linjave të rregullta të transportit detar, arritja e marrëveshjeve për dogana, për çështje bankare etj., me qëllim të lehtësimit të shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve.

Tags