Irani reagon ndaj propagandës së fundit të Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i27550-irani_reagon_ndaj_propagandës_së_fundit_të_amerikës
Zëdhënësi i lartë i forcave të armatosura të Republikës Islamike të Iranit i ka quajtur provokuese propagandat e fundit të Amerikës kundër Iranit dhe lëvizjet e anijeve luftarake amerikane në Gjirin Persik.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shtator 12, 2016 07:40 Europe/Tirane
  • Irani reagon ndaj propagandës së fundit të Amerikës

Zëdhënësi i lartë i forcave të armatosura të Republikës Islamike të Iranit i ka quajtur provokuese propagandat e fundit të Amerikës kundër Iranit dhe lëvizjet e anijeve luftarake amerikane në Gjirin Persik.

Agjencia IRNA e lajmeve njoftoi se kolonel Masud Xhezairi, Zëdhënësi i lartë i forcave të armatosura të Republikës Islamike të Iranit, të dielën ka hedhur poshtë pretendimet e Amerikës për kryerjen e veprimeve të rrezikshme të lundrueseve të forcave detare të Gardës Revolucionare të Iranit në përballje me anijet luftarake të Amerikës, dhe theksoi se veprimet e RII në ujërat e lira janë kuadër të rregullave ndërkombëtare. Njësitë e forcave detare të Iranit në mbrojtje të kufijve detare dhe të interesave ekonomike të RII, kurrë nuk do të bien nën ndikimin e propagandave të armiqve. Forcat detare iraniane njohin shumë mirë ligjet dhe rregulloret ndërkombëtare dhe gjithnjë veprojnë në bazë të standardeve të përkufizuara në nivel ndërkombëtar, prandaj pretendimet e amerikanëve në asnjë mënyrë nuk janë të vërteta.