Mesazhi i Liderit Suprem për sportistët e lojërave paraolimpike Rio-2016
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i28381-mesazhi_i_liderit_suprem_për_sportistët_e_lojërave_paraolimpike_rio_2016
Ajetollah Khamenei Lideri Suprem i revolucionit islamik në një mesazh drejtuar sportistëve të lojërave paraolimpike në Rio falënderoi dhe vlerësoi lart performancën e sportistëve dhe trajnerëve që përfaqësuan Iranin në këto lojëra.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 19, 2016 07:24 Europe/Tirane
  • Mesazhi i Liderit Suprem për sportistët e lojërave paraolimpike Rio-2016

Ajetollah Khamenei Lideri Suprem i revolucionit islamik në një mesazh drejtuar sportistëve të lojërave paraolimpike në Rio falënderoi dhe vlerësoi lart performancën e sportistëve dhe trajnerëve që përfaqësuan Iranin në këto lojëra.

Në mesazhin e liderit suprem thuhet:

Në emër të Zotit, Mëshiruesit, Fuqiplotë

Karvani paraolimpik “ Martirët e Minasë” me sukseset e tij ka nderuar kombin dhe popullin iranian. Ky karvan, edhe një herë ngriti lart në botë zërin e përvuajtur të martirëve të Minasë. Me gjithë zemër dhe sinqeritet iu falënderoj. Shpresoj që në kryerjen e përgjegjësive dhe detyrave fetare të keni gjithmonë besim në vetvete që padyshim është e denjë për ju. Ngjarja e dhimbshme e vdekjes së sportistit Bahman Golbadnezhad, na ka hidhëruar të gjithë.

Sejed Ali Khamenei 19 shtator 2016

Lojërat paraolimpike Rio-2016 përfunduan ditën e hënë. Karvani i sportistëve iranianë në këto lojëra mori 8 medalje ari, 9 argjendi dhe 7 bronzi dhe në renditjen total u radhit i 15-ti.