Mesazhi i Liderit Suprem për sportistët e lojërave paraolimpike Rio-2016
Ajetollah Khamenei Lideri Suprem i revolucionit islamik në një mesazh drejtuar sportistëve të lojërave paraolimpike në Rio falënderoi dhe vlerësoi lart performancën e sportistëve dhe trajnerëve që përfaqësuan Iranin në këto lojëra.
Në mesazhin e liderit suprem thuhet:
Në emër të Zotit, Mëshiruesit, Fuqiplotë
Karvani paraolimpik “ Martirët e Minasë” me sukseset e tij ka nderuar kombin dhe popullin iranian. Ky karvan, edhe një herë ngriti lart në botë zërin e përvuajtur të martirëve të Minasë. Me gjithë zemër dhe sinqeritet iu falënderoj. Shpresoj që në kryerjen e përgjegjësive dhe detyrave fetare të keni gjithmonë besim në vetvete që padyshim është e denjë për ju. Ngjarja e dhimbshme e vdekjes së sportistit Bahman Golbadnezhad, na ka hidhëruar të gjithë.
Sejed Ali Khamenei 19 shtator 2016
Lojërat paraolimpike Rio-2016 përfunduan ditën e hënë. Karvani i sportistëve iranianë në këto lojëra mori 8 medalje ari, 9 argjendi dhe 7 bronzi dhe në renditjen total u radhit i 15-ti.