Irano-amerikania që u bë zëdhënëse e DASH
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i28411-irano_amerikania_që_u_bë_zëdhënëse_e_dash
Një irano-amerikane zëvendësoi Alain Eire në postin e zëdhënësit në gjuhën perse të Departamentit Amerikan të Shtetit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shtator 19, 2016 16:55 Europe/Tirane
  • Irano-amerikania që u bë zëdhënëse e DASH

Një irano-amerikane zëvendësoi Alain Eire në postin e zëdhënësit në gjuhën perse të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Sahar Noruz Zade aktualisht punon në DASH dhe është anëtare e bordit politik të vendimeve për Iranin dhe për çështjet e zbatimit të marrëveshjes bërthamore. Ajo bëhet irano-amerikania e parë që emërohet në postin e zëdhënësit në gjuhën perse të Departamentit Amerikan të Shtetit. Në një intervistë për radion Zëri i Amerikës, Sahar Noruz Zade e pyetur mbi kanalin e komunikimit mes ministrave të jashtëm të RII dhe SHBA, tha se qeveria amerikane është e gatshme të hapë kanale të reja komunikimi me Iranin.