Presidenti iranian viziton Kubën
Shtator 19, 2016 15:13 Europe/Tirane
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit u largua sot nga ishulli Margarita i Venezuelës dhe u nis për në Kubë ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare me ftesë të presidentit kuban Raul Kastro.
Dr. Hasan Ruhani, president i Republikës Islamike të Iranit, do të takohet me presidenti e Kubës si dhe me liderin e revolucionit kuban Fidel Kastro. Qëllimi kryesor i vizitës së presidentit të RII në Kubë është forcimi i marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes Teheranit dhe Havanas. Pas vizitës në Kubë, dr. Ruhani do të udhëtojë për në Nju Jork ku do të marrë pjesë në sesionin e 71-të vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB.
Tags