Rusia edhe një herë mbështet marrëveshjen bërthamore
Ministri i jashtëm i Rusisë vuri në dukje se Moska vazhdon mbështetjen e saj për marrëveshjen bërthamore me Irani.
Sergei Lavrov, ministër i jashtëm i Rusisë në kuadër të sesionit të 71-të ndërkombëtar të AP të OKB, edhe një herë shprehu mbështetjen e Moskës për marrëveshjen bërthamore dhe tha se kjo mbështetje për programin e përbashkët të veprimit do të vazhdojë. Marrëveshja bërthamore është arritur mes Iranit dhe grupit 5+1 të përbërë nga Amerika, Franca, Kina, Rusia, Gjermania dhe Anglia. Më herët Sergei Lavrov ministër i jashtëm i Rusisë u takua me Abas Eragçi zv/ministër për çështjet ndërkombëtare dhe juridike dhe me z. Maxhid Takhtrevançi me të cilët diskutoi dhe analizoi gjendjen e zbatimit të marrëveshjes bërthamore, heqjen e sanksioneve dhe bashkëpunimet teknike. Ata gjithashtu diskutuan mbi progresin në zbatimin e marrëveshjes bërthamore dhe veprimtarinë destruktive të disa anëtarëve të grupit 5+1 në zbatimin e zotimeve të tyre. Zv/ministrat e jashtëm të Republikës Islamike të Iranit dhe ministri i jashtëm i Rusisë theksuan vullnetin e dy vendeve për zbatimin e marrëveshjes dhe heqjen e të gjitha pengesave, si dhe lehtësimin e shkëmbimeve dhe bashkëpunimeve ekonomike.