Ajetollah Khamenei: Këndvështrimi si i martirëve është një përgjegjësi
Lideri suprem i revolucionit islamik përhapjen e kujtimit dhe emrit të martirëve e cilësoi si një prej faktorëve të rëndësishëm në përballje me armikun dhe për të ruajtur rezistencën e kombit.
Ajetollah Khamenei, në një takim me anëtarët e shtabit të kongresit të martirëve të provincave Kahkiluje dhe Bujirahmad dhe të Kharasanit të veriut, tha se objektivi i luftës së butë dhe të luftës së fshehtë të armikut është largimi dhe distancimin i popullit nga skena e xhihadit dhe e rezistencës, si dhe kanë për qëllim që popullin ta kthejnë në një popull indiferent ndaj aspiratave të vendit. Në fjalën e tij lideri suprem i revolucionit islamik tha: Populli iranian me rezistencën dhe qëndresën e tij, ka neutralizuar qëllimet dashakeqe të shumë fuqive botërore. Hegjemonistët dhe imperialistët me mjete të ndryshme, propaganda dhe reklama si dhe me presionet ekonomike, politike dhe të sigurimit janë munduar ta kthejnë popullin iranian në një popull indiferent dhe ta largojnë atë nga çdo skenë. Lideri suprem e cilësoi të domosdoshme përcaktimin e përmasave të luftës së imponuar dhe tha: Mbrojtja e lavdishme ishte një mbrojtje përballe agresionit ndërkombëtar që iu kundërvu islamit, pushtetit islam dhe imam Khomeinit (ra). Bota mbështeti regjin e Sadamit dhe për këtë të rinjtë sot duhet të njihen me ata të cilët shpëtuan vendin nga ky agresion dhe të njihen me jetën e tyre. Ajetollah Khamenei, martirët i cilësoi kulmin e moralit islam dhe shembuj për brezat e rinj dhe tha: artistët për të treguar dritën e martirëve duhet të punojnë dhe me punën e tyre të prezantojnë jetën e martirëve pa ekzagjerime por me një gjuhë të thjeshtë dhe të kuptueshme.