Reagimi i Iranit ndaj deklaratës së Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i31330-reagimi_i_iranit_ndaj_deklaratës_së_këshillit_për_bashkëpunim_të_gjirit_persik
Ministria e jashtme e RII, rrënjët e krizës në rajonin e LM i konsideron rezultat i përkrahjes së grupeve terroriste dhe ekstremiste nga disa vende të fuqishme rajonale dhe ndërkombëtare.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 15, 2016 17:41 Europe/Tirane
  • Reagimi i Iranit ndaj deklaratës së Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik

Ministria e jashtme e RII, rrënjët e krizës në rajonin e LM i konsideron rezultat i përkrahjes së grupeve terroriste dhe ekstremiste nga disa vende të fuqishme rajonale dhe ndërkombëtare.

MPJI duke reaguar ndaj një deklarate të ministrave të jashtëm të Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik dhe Turqisë në Riad, ka thënë se gjendja e brishtë në Siri, Jemen, Bahrejn, Irak dhe Libi, edhe përkundër pretendimeve të këtij Këshilli, është si rezultat i ndërhyrjeve të shumicës së vendeve që u tubuan në Riad, të cilat u munduan të korrigjojnë politikat e tyre duke akuzuar të tjerët, sidomos Iranin. Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik të enjten (13 tetor), në një deklaratë të tyre, kanë akuzuar Iranin për ndërhyrje në punët e brendshme të vendeve arabe. Ministria e jashtme e RII i është përgjigjur deklaratës së takimit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik dhe Turqisë, duke thënë: RII ka qenë iniciatorja e cila ka propozuar planin për një Lindje të Mesme pa armë të shkatërrimit në masë dhe nëse vendet e këtij këshilli janë të sinqertë në deklaratat e tyre, Irani është i gatshëm për bashkëpunim. Në deklaratën e ministrisë së jashtme të Iranit thuhet se ato vende të cilat kanë ndërhyrë në punët e brendshme të vendeve të tjera dhe kanë krijuar pasiguri, luftë dhe terroristë dhe kanë shkelur sovranitetin e fqinjëve të tyre, nuk janë në gjendje dhe në atë pozitë që të këshillojnë të tjerët që të mos ndërhyjnë në çështjet e rajonit. Siç thuhet në reagimin e Ministrisë së jashtme të Iranit, reagimi i njëanshëm i këtyre vendeve ndaj operacionit për çlirimin e plotë të qytetit Alepo nga prania e terroristëve, vjen në kohën kur grupet terroriste të mbështetur prej këtyre vendeve kanë krijuar një tragjedi humane në Alepo dhe në shumë qytete të tjera të Sirisë. Përpjekja për të ndërprerë krimet dhe gjenocidin në Alepo, është diçka që kërkon përkushtimin e menjëhershëm të Bashkësisë Ndërkombëtare, thuhet në deklaratën e ministrisë së jashtme të Iranit. Ministria e jashtme e Iranit ka dënuar edhe qëndrimet e vendeve pjesëmarrëse në takimin e Riadit mbi pretendimet e tyre territoriale rreth tre ishujve iranianë që janë pjesë e pandarë e territorit të Iranit. Politika e SHBA në rajonin e Gjirit Persik e sqaron fare mirë kontrastin mes vlerave dhe interesave. Anëtarët e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik janë të gjithë aleatë të Amerikës dhe secili prej tyre ka vlerë të veçantë për Amerikën. Bahrejni është streha e Flotës së 5-të detare të SHBA, ndërsa në Katar ndodhen dy baza ajrore amerikane.